“Schumacher ulet në tryezë për të ngrënë”, zbulimi i bujshëm

Informacione të reja dalin mbi gjendjen e Michael Schumacher, vetëm pak ditë pasi ai mbushi 55 vjeç. Kanë kaluar dhjetë vjet që kur legjenda e Formula 1 dhe Ferrarit u bë viktimë e një aksidenti të tmerrshëm me ski në Meribel. Pas një rikuperimi të ngadaltë, Schumacher është aktualisht në shtëpi, por shumë pak informacione janë ndarë për gjendjen e tij. Tani, megjithatë, një nga ish-shokët e tij të skuadrës ka zbuluar detaje të reja.
Ish-partneri i tij tek Benetton, Johnny Herbert ka zbuluar: “Unë dëgjoj vetëm gjëra të thëna nga të tjerët që mund t’i shikojnë. Kam dëgjuar nga njerëz të Formula 1 që ulet në tavolinë për darkë, por unë nuk e di nëse është e vertetë.
“Nuk kemi dëgjuar shumë nga familja, është e kuptueshme. Ata gjithmonë përpiqen të mbajnë gjithçka shumë private, shumë sekrete. Jam i bindur se Schumacher është në të njëjtën situatë në të cilën ishte menjëherë pas aksidentit. Unë nuk mendoj se gjërat kanë përparuar ashtu siç shpresojnë shumë prej nesh”.
“Nuk ndahet asnjë informacion, kështu që mund të supozojmë se ai nuk është ende në një pozicion ku ka ndonjë mundësi rikuperimi. Kjo tregon, për mendimin tim, se fatkeqësisht ai ndodhet në të njëjtën situatë në të cilën ndodhej menjëherë pas aksidentit. Unë mendoj se familja është duke pritur që shkenca të gjejë diçka që shpresojmë të sjellë Michael-in që të gjithë e njihnim”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




