Statistikat e garës në Suzuka

Në 9 edicionet e fundit, Çmimi i Madh i Japonisë është fituar nga një kampion bote. Të gjithë presin me ankth a do të vërtetohet ky fakt edhe në përfundim të garës së kësaj të diele. A do të ketë mundësi Ferrari të jetë në gjendje, pas kaq shumë vitesh, të kalojë McLaren si skuadra më fitimtare në pistën japoneze. E në vazhdën e suksesit të Singaporit, shpresa është më e gjallë se kurrë.
Por kjo shpresë përplaset me faktin kokëfortë të një triumfi të munguar gati njëzetvjeçar në Suzuka për skuadrën e kuqe. Fitorja e fundit e Ferrarit në Çmimin e madh të Japonisë daton në vitin 2004 me Michael Schumacher. Në atë kohë, Ferrari u bë skuadra më e suksesshme në Suzuka, me 7 fitore, por që atëherë McLaren ka arritur të barazojë rezultatin me sukseset e Raikkonen në 2005 dhe Button në 2011.
Por edhe për McLaren, pritja për një sukses në Suzuka e kalon dekadën. E sipas një reference të saktë, nga viti 2012-2022, vetëm makinat kampione bote për pilotë dhe prodhues të makinave kanë fituar në Suzuka. Tabela tregon qartë triumfin e makinave kampione bote në 9 garat e fundit të zhvilluara këtu, por ka edhe 8 kampionë bote nga 9 në fund të vitit. Përjashtim bën ai i Bottas-it në vitin 2019.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




