Ferrari, dopietë në provat e lira: Sainz përpara Leclerc

Carlos Sainz është më i shpejti në FP2 në Singapor, në prag të garës së raundit të gjashtëmbëdhjetë të F1 për këtë sezon. Spanjolli e ndali orën në 1:32.120 me vetëm 18 të mijtat e avantazhit ndaj Charles Leclerc, për një Ferrari një-dy që pasqyronte atë që u pa në FP1. Situata ndryshon duke marrë parasysh ritmin e garës, në të cilin spikat Aston Martin i Fernando Alonso-s, por edhe Mercedes duket se po i afrohet Ferrarit, në të cilin është mbi të gjitha Leclerc ai që vuan. Sergio Perez gjithashtu bëri mirë në periudhat e gjata, për një Red Bull të mërzitshëm deri më tani. Meksikani përfundoi i shtati, përpara Max Verstappen.
Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën, dhe do të vijnë drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 15:00, kurse gara të dielën vjen drejtpërdrejt në RTSH 1 dhe RTSH Sport, duke nisur nga ora 14:00.
Provat e lira, Top 10:
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Charles Leclerc (Ferrari)
- George Russell (Mercedes)
- Fernando Alonso (Aston Martin)
- Lewis Hamilton (Mercedes)
- Lando Norris (McLaren)
- Sergio Perez (Red Bull)
- Max Verstappen (Red Bull)
- Kevin Magnussen (Haas)
- Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




