Carlos Sainz, babai i tij thumbon Ferrarin

Formula 1 | 3 vite më parë

Dueli mes Carlos Sainz dhe Charles Leclerc gjatë Çmimit të Madh të Italisë vazhdon të shkaktojë diskutime. Babai i spanjollit, një ish-kampion i Rally, akuzoi ekipin e Maranellos për trajtimin me rezerva për djalin e tij, duke ndezur polemika mbi favorizimin e supozuar të Vasseur ndaj bashkatdhetarit të tij.

“Situata është kurioze. Te Ferrari – tha babai i pilotit – ata sillen ndryshe në varësi të momentit. Është gjithmonë djali im ai që pyet nëse mund të sulmojë, është gjithmonë ai që duhet të kuptojë pse kur është prapa nuk mund të parakalojë, ndërsa kur është radha e Leclerc, pozicionet nuk janë të ngrira. Në rregull, do mbaj rezultatin, vendin e tretë. Duke pasur parasysh se si mbaroi gara, preferova që të gjitha të ndodhin pa asnjë urdhër. Djali im përfundoi në podium. Me meritë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme