Russell mbron De Vries: Nuk e ndihmuan

Formula 1 | 3 vite më parë

Sezoni i AlphaTauri ka qenë me shumë ngjarje deri më tani, me ndryshime në menaxhim, por edhe në pistë, veçanërisht me shkarkimin e Nyck De Vries për t’i bërë vend Daniel Ricciardo. Një lëvizje që e la të shtangur ambjentin, aq sa George Russell u kthye për të komentuar: “Ata nuk e ndihmuan atë të fitonte besim në fillim të sezonit duke thënë se ai do të ishte lideri i ekipit pavarësisht se ishte fillestar. Nuk ka rëndësi nëse je 27 apo 28 vjeç, Nyck është një fillestar në Formula 1 dhe ti nuk mund t’i thuash një fillestari se ai është lider sepse ka garuar në më shumë kampionate se shoku i tij i skuadrës. Ai ka qenë në një pozicion të vështirë që nga ardhja e tij, kështu që më vjen keq për të. Ai është në nivelin e Formula 1, por nuk ka nuk pata shansin për ta vërtetuar atë”.

Russell nuk u përmbajt për të kritikuar punën e Red Bull, që kontrollon skuadrën e Faenza-s dhe në veçanti komentet e Markos: “Nyck nuk mori mundësinë që meritonte. Ju nuk prisni një trajtim të tillë nga një ekip tjetër, ndërsa ne e dimë se si funksionon Red Bull dhe ju duhet ta respektoni këtë. Unë nuk e kam ndjekur Nyck nga afër gjatë kohës së tij në AlphaTauri, por kam lexuar raportet dhe komentet e Helmut dhe është një vend i vështirë për të shkuar nëse nuk keni besim”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme