Haas rikonfirmon dyshen Magnussen-Hulkenberg

Formula 1 | 3 vite më parë

Haas ka zyrtarizuar ditën e sotme dyshen e pilotëve, të cilët do të garojnë për veturën amerikane edhe vitin që vjen. Bëhet fjalë për Kevin Magnussen dhe Nico Hulkenberg, të cilët janë automatikisht jashtë merkatos të pilotëve.

“Jam i lumtur për besimin që më dha ekipi duke më rinovuar kontratën. Falenderoj Gene Haas dhe Guenther Steiner për këtë mundësi”, tha Kevin Magnussen pas firmës.

“I kënaqur për këtë hap ishte edhe piloti gjerman, i cili tha: “Jam i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e këtij ekipi. I lumtur pasi do të kem mundësi që të ndaj pasionin për veturat e Formulës 1 me persona si Gene dhe Guenther”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme