F1, Hamilton “sulmon” Verstappen: Sikur të isha në vendin e Perez…

“Nëse do të isha në makinën e Perez, Max nuk do ta kishte aq të lehtë sa tani. Por nuk funksionon kështu”. Fjalët e Leëis Hamilton, i cili në fund të Çmimit të Madh të F1 të Belgjikës nuk arriti të kalojë Checo-n, për të synuar drejtpërdrejt Verstappen-in, sundimtarin absolut deri tani të kampionatit botëror. Meksikani, në fakt, nga ana e tij po përballet me vështirësi të ndryshme, shpesh të ardhura pikërisht nga përballja e pamëshirshme me Max, duke e gjetur veten pranë Hamilton për sa i përket renditjes së pilotëve.
Megjithatë, duke u rikthyer në realitet, britaniku nuk e ka problem të njohë epërsinë absolute të Red Bull-it, i cili këtë vit po rezulton të jetë një makinë njëvendëshe edhe më e padiskutueshme se sezoni i kaluar: “Aktualisht është e pamundur të mposhtësh Red Bull, nëse ata nuk përfundojnë garat. Ata janë gjithmonë tetë të dhjetat ose një sekondë më të shpejtë se të tjerët. Kështu është dhe nuk mund të bëj asgjë për këtë. A do të isha po aq i shpejtë sa ata? Sigurisht. A do të doja një makinë që ishte po aq e shpejtë sa e tyre? E qartë”, përfundoi Hamilton.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




