Verstapen nuk fal, fiton edhe në garën Sprint

Formula 1 | 3 vite më parë

Max Verstappen merr edhe fitoren në Garën Sprint të GP-së së Belgjikës. Kampioni holandez mposhti rezistencën e Oscar Piastrit, i cili pushtoi podiumin e parë të karrierës së tij në këtë kategori, ndërsa Pierre Gasly zuri vendin e tretë.

Jashtë podiumit, këtu janë Ferrari i Carlos Sainz dhe Charles Leclerc. Të dy ngecën në trafik gjatë ndalesave në pit stop kur kaluan nga gomat për pistë të lagur në gomat e ndërmjetme, por rikuperojnë dy pozicione për shkak të “pensionimit” të Sergio Perez dhe dënimit të vendosur për Leëis Hamilton, protagonistë të një kontakti.

GARA SPRINT

  1. Max Verstappen (Red Bull)
  2. Oscar Piastri (McLaren)
  3. Pierre Gasly (Alpine)
  4. Carlos Sainz (Ferrari)
  5. Charles Leclerc (Ferrari)
  6. Lando Norris (McLaren)
  7. Lewis Hamilton (Mercedes)
  8. George Russell (Mercedes)
  9. Esteban Ocon (Alpine)
  10. Daniel Ricciardo (AlphaTauri)
  11. Lance Stroll (Aston Martin)
  12. Alexander Albon (Williams)
  13. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
  14. Kevin Magnussen (Haas)
  15. Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
  16. Logan Sargeant (Williams)
  17. Nico Hulkenberg (Haas)
  18. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

OUT
Fernando Alonso (Aston Martin)
Sergio Perez (Red Bull)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme