“Mad” Max shënjestron rekordin e Schumi-t

Rekord pas rekordi, Max Verstappen me këtë ritëm duket se do të rrëmbejë gjithçka gjatë dekadës së ardhshme. Me suksesin e 7 rresht të regjistruar në Hungari, holandezi fluturues u afrua edhe më shumë me titullin e tretë rresht në një sezon ku Red Bull por superdominojn pasi regjistroi fitoren e 11 rresht duke u distancuar me vetëm një sukses larg rekordit të vendosur në vitin 1988 nga dy pilotët e McLaren, Ayrton Senna dhe Alain Prost.
Por Max nuk rrezikon vetëm rekordin e skuadrës nga Woking sepse në shënjestër ka idhullin e tij, Michael Schumacher, të cilin e takonte sa herë kishte mundësi i shoqëruar nga babai i tij Jos. Me fitoren në Hungaroring, Max e çoi në 110 diferencën e pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, shokur të skuadrës Sergio Perez.
Meksikani drejtin të njëjtën makinë por në tokë, ndryshe nga holandezi i cili shikon nga e ardhmja. Kur duhen edhe 11 gara deri në fund, me këtë hap, Veratappen mund ta zyrtarizojë titullin 7 apo më shumë gara nga fundi, duke thyer edhe rekordin e Schumacher i cili në vitin 2002 në Magny Cours u shpall kampion 6 ndalesa nga finishi i sezonit.
Gjithsesi, këtë rekord ai mund ta thyejë vetëm me bashkëpunimin e shokut të skuadrës, Sergio Perez, duke shpresuar në të tjerë hapa falsë të meksikanit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




