Norris: Nuk na ka kapur euforia

Lando Norris thotë se skuadra e tij e “MekLaren”-it nuk është kapluar nga euforia, pavarësisht një paraqitjeje mbresëlënëse në garën e fundit, atë të Silverstounit, që erdhi pas përmirësimeve në një nivel të papërjetuar në këto 5 vitet e fundit. Ai u rendit i dyti në fund të garës së Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe, teksa e udhëhoqi edhe për disa xhiro garën dhe më pas i ushtroi presion fituesit eventual, Maks Verstapenit, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Oskar Piastri, u nis nga vendi i 3-të dhe e mbylli në vendin e 4-t, pasi u parakalua nga Ljuis Hemiltoni.
Ndonëse e pranon se rezultati në Silverstoun dhe hopi cilësor në paraqitje që skuadra përjetoi që nga paketa e përmirësuar që u fut në përdorim në Austri, Norrisi këmbëngul se skuadra nuk po pushtohet nga vetëkënaqësia. “Nuk mendoj se ne tani po fluturojmë”, – u shpreh figurativisht britaniku, i pyetur nga mediat nëse kishte vërejtur ndonjë ndryshim në kampin e “MekLaren”-it. “Ne e dimë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë shpesh, – ka theksuar ai, duke vijuar: “Po, sigurisht që ne e shijuam momentin, por ne e dimë që nuk jemi aty për të konkurruar për fitore apo podiume, ndonëse shpesh kemi qenë shumë pranë.
Për të arritur rezultatin e Silverstounit, u desh që shumë gjëra të bëheshin bashkë, edhe pse mendoj se duhet të merrnim vendin e dytë dhe të 3-të. Mendoj se besimi në vetvete erdhi nga fakti që e dimë që bëmë një hap në drejtimin e duhur dhe mendoj që kur njerëzit fitojnë besim në vetvete, ne jemi në gjendje ta përmirësojmë makinën në disa aspekte. Por nuk nuk mendoj se ndokush po përjeton eufori, të paktën kështu shpresoj”, – ka përfunduar Norris.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




