Hungari, Perez nis javën me aksident

Çmimi i Madh i Hungarisë ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për “Red Bull Racing Team”. Piloti i dytë i shtëpisë automobilistike në fjalë, Segio Perez, ka mbyllur përpara kohe provat e para të lira.
Meksikani është futur më shpejt në një kthesë dhe ka humbur kontrollin e veturës. Ky gabim i ka kushtuar shumë pasi siç duhet në Hungari gara zhvillohet në qytet dhe muret mbrojtëse janë mjaft pranë pistës.
Episodi nuk është aspak i lehtë për “Red Bull”, e cila ka shumë pak kohë që të rikuperojë dëmet e shkaktuara në veturë nga aksidenti. Çmimi i Madh i Hungarisë do të transmetohet drejtpërdrejtë për publikun shqiptar vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




