Verstappen: Dua gjithmonë më të mirën. Norris: Do fitoj kur Max

Formula 1 | 3 vite më parë

Dominimi i Max Verstappen vazhdon në sezonin e F1, me suksesin e holandezit në GP të Hungarisë që e çon atë në fitoren e tij të shtatë radhazi të vitit (i nënti në total në 11 gara) dhe i hap rrugën titullit të tij të tretë botëror. Piloti i Red Bull, i cili i parapriu Norris dhe Perez në flamurin me kuadrate, tha se ishte i kënaqur me rezultatin e ditës: “Më në fund ne patëm një fillim të shkëlqyer, punuam  dhe gjeta lirimin e duhur në grumbullin e makinave. Mora pjesën e brendshme dhe e dija se do të ishte e imja. Frenova vonë, e dija se mund ta bëja garën time sepse makina ishte e shpejtë”.

” 12 fitore të Red Bull dhe 7 fitore radhazi për mua? Është e pabesueshme për ekipin, shpresojmë të vazhdojmë me këtë vrull. Duam të shtyjmë përpara për të bërë gjithnjë e më mirë”, tha holandezi.

NORRIS – Podiumi i dytë radhazi, vendi i dytë radhazi për Lando Norris pas Silverstone: “Ishte e vështirë, jo e lehtë sepse Checo po afrohej. Jam i lumtur me një tjetër podium për McLaren. Tani fitorja? Nëse Max do të tërhiqej ndoshta do të ishte e mundur, sot është e pamundur. Por tani jemi të kënaqur me përparimin. Nëse mendojmë se ku ishim 4-5 gara më parë… Sot luftojmë. Kemi bërë shumë punë, ekipi është fantastik dhe ka shumë punë në fabrikë”.

PEREZ – Vendi i tretë për Red Bull-in tjetër nga Sergio Perez: “Jam i lumtur, u afruam me vendin e dytë, por për fat të keq gjetëm shumë pengesa. Humba kohë, rikuperova në fund, por ishte vonë. Strategji e shkëlqyer e ekipit, rezultat pozitiv. Kjo lloj performance dhe kjo ditë bëjnë mirë, tani e tutje do të përpiqem të ngjitem sa më shpesh në podium”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme