Leclerc, obsesioni Verstappen: çfarë ka në telefonin e tij!

Formula 1 | 3 vite më parë

Fitimi i titullit në Formula 1 ka qenë gjithmonë qëllimi kryesor i Charles Leclerc. Monegasku e përsëriti këtë në orët e fundit në një intervistë për gazetën britanike The Guardian, në të cilën ai rinovoi besimin e tij të plotë te Ferrari. Por është rivaliteti me Max Verstappen që duket si një “fiksim” i vërtetë për numrin 16. Aq sa, orët e fundit janë bërë virale disa foto që përjetësojnë ekranin e Leclerc-ut, në të cilat shihet një llogaritës pikësh, i cili mban të përditësuar diferencën nga kampioni i Red Bull.

Fotot, të marra nga momenti kur nënshkruheshin autografet, tregonin aplikacionin e instaluar nga Leclerc, i cili mban gjithmonë nën kontroll pikëtt e arritura aktualisht nga një pilot ose ekip në renditjen botërore, me një përditësim të drejtpërdrejtë “duke treguar” drejt rivalit holandez. Gjë që do të përkthehej në një mendim të vazhdueshëm drejt vendit të parë në renditje, dhe mbi të gjitha ndaj rivalit të përhershëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme