E bujshme, Norris te Ferrari

Tregu i tansferimeve të pilotëve në Formula 1 është gati të përcjellë lajme të bujshme. Megjithë qetësinë e dukshme në sipërfaqe, brenda skuadrave diskutimet janë të zjarrta. Eshtë gazetari i famshëm britanik Joe Saëard, burimi i lajmeve që po çudisin të gjithë në botën e Formula 1. Menjëherë pas Çmimit të madh të anglisë, në Silverstone, gazetari britanik ka lëshuar një bombë të vërtetë: Lando Norris, pilot i McLarenit, do të transferohet te Ferrari.
Madje midis palëve është nënshkruar një parakontratë. Më tej ai vazhdon me lajmin e dytë, teksa thekson se Carlos Sainz do të shkojë te Audi në vitin 2025. E nëse do të arrihet kjo, Charles Leclerc do të ishte i pakënaqur nëse do të qëndronte te Ferrari, në kushtet e përdorimit të një makine aspak të sigurtë ndërkohë që Mercedesi do të donte ta kishte në skuadër, në rast se largohet hamilton.
Aktualisht këto lajme janë ende spekulime, e nëse do të konfirmohen atëherë do të ketë një tërmet të vërtetë në botën e Formula 1, në një kohë që tregu i transferimeve të pilotëve në këtë sport është një temë tepër e nxehtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




