Ferrari balancon makinën

A tregon vërtet performanca e SF-23 në Kanada se Ferrari ka arritur një pikë kthese pas një fillimi me shumë probleme? Nëse analizojmë garat e këtij sezoni të dy makinave Ferrari, pa strategji, pozitive në garën e Kandasë ishte bërja e 40 xhirove me goma të mesme kur makina ishte me ngarkesë maksimale të karburantit. Duket i ligjshëm gëzimi në bokset e skuadrës italiane, në menaxhimin e shkëlqyer të gomave, duke marrë parasysh degradimin e gomave që shkakton pista e Montrealit.
Prandaj në Maranello të gjithë po shqyrtojnë performancën e SF-23 gjatë gjithë fundjavës kanadeze, me qëllim që të argumentohet në mënyrë legjitime se kampionati i vërtetë i Ferrarit fillon tani. Duket qartë se ndryshimet e bëra që në barcelonë, po japin rezultat, edhe në balancimin e makinës.
Pra është gjetur ekuilibri i saktë midis boshtit të përparmë dhe të pasëm, e mbi të gjitha në drejtim të menaxhimit të largësisë së njëvendëshes nga toka. Inxhinierët e Ferrarit duket se kanë gjetur elementët e duhur për të reduktuar vibrimin e makinës. E tani të gjithë presin me ankth rezultatet e SF-23, me Leclerc e Sainz që në garën e ardhshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




