Çmimi i madh i Kanadasë, Verstappen pranë legjendës

Fundjava do të jetë mjaft emocionuese pasi Çmimi i Madh i Kanadasë ka rikthyer në vëmendje emra të mëdhenj të Formulës 1. Gara e radhës, e cila do të transmetohet eskluzivisht në RTSH, mbahet në cirkuitin e legjendës Gilles Villeneuve.
Në këtë pistë Gilles fitoi për herë të parë një Çmim të Madh në vitin 1978. Pista i solli fat edhe Lewis Hamilton, i cili në 2007 festoi për herë të parë fitoren. Po në Kanada, në 2017-ën, britaniku mori kaskën e Senna-s, pasi arriti rekordin e brazilianit me “pole position” e fituar (65).
Po në Kanada një tjetër pilot, i cili aspiron të futet në grupin e legjendave si Senna, Schumacher apo Hamilton, është shumë pranë historisë. Kështu nëse këtë fundjavë Max Verstappen fiton në Çmimin e Madh të Kanadasë barazon 41 fitoret në karrierë të Ayrton Senna-s.
Por gara në Montreal do të jetë një shans i artë edhe për veturën e Red Bull për të shkruar historinë. Në rast triumfi për Red Bull do të ishte fitorja me numër 100. Vetura austriake do të futej kështu në grupin e ekipeve legjendare të këtij sporti siç janë Williams, McLaren, Ferrari dhe Mercedes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




