Formula 1 edhe në Tanzani

Formula 1 | 3 vite më parë

Kush do të shkojë me pushime në Zanzibar do të duhet t’i ndërpresë ato, të paktën për një fundjavë. Arsyeja? Shumë e thjeshtë. Ishulli do të presë një garë plot zhurmë të Formula 1. Autoritetet e vendit afrikan kanë 5 vite që po punojnë për realizimin e këtij projekti.  Cili përfshin një investim prej 500 milionë eurosh dhe që ka marrë një opinion të favorshëm nga pushteti vendor dhe qeveria. “Ne jemi të kënaqur dhe të nderuar që kemi bekimin e Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Zanzibarit dhe Kryetarit të Këshillit Revolucionar për të prezantuar motorsportin në Zanzibar. Do të jetë pikë kthese jo për vetë garën, por sepse do ta përfshijë Afrikën dhe Zanzibarin në skenën botërore të turizmit dhe shërbimeve”, – komentoi këtë mundësi Salim Turky, deputet i parlamentit të Tanzanisë dhe zëdhënës i deleguar për projektin. Për momentin, nuk përmenden datat e mundshme për debutimin e Çmimit të Madh të Formula 1, të Zanzibarit. Mes mbështetësve të projektit të garës afrikane është edhe ish-piloti i Formula 1, Giancarlo Fisichella.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme