Çmimi i Madh i Monakos, mundësi për Ferrarin

Formula 1 | 3 vite më parë

Java drejt Çmimit të Madh të Monakos nis për Ferrarin me pritshmëri mjaft të larta, të paktën sipas performancave më të fundit që makinat e kuqe kanë patur në Principatë. Dy pole position radhazi dhe dy podiume në 2021 dhe 2022. Çuditërisht, në dy sezonet e para të Sharl  Le Klerk  dhe Carlos Sainz që garonin së bashku për Ferrarin, piloti nga Monako ishte jashtëzakonisht efektiv në kualifikueset në garen e shtëpisë së tij, por në vijën e finishit ishte madrileni që siguroi vendin e dytë të podiumit.

Autor i një pole position të jashtëzakonshëm në 2021 përballë Max Verstappen, Charles u detyrua të terhiqej në garë për shkak të dëmtimit të makinës, duke pësuar zhgënjimin më të hidhur në karrierën e tij. Ne 2022 gara e Leclerk u kushtëzua nga kushtet atmosferike dhe strategjia e gabuar e drejtuesve të Ferrarit. Sainz del i dyti ndersa Leclerk tepër i mërzitur duhej të kënaqej me vendin e katërt.

Gjithçka që mbetet tani është që të dy pilotët e Ferrarit të provojnë përsëri. Leclerc dhe Sainz kanë për detyrë t’i japin skuadrës së kuqe fitoren e dhjetë në Principatë, duke i dhënë fund një agjërimi që daton gjashtë vite më parë me fitoren e fundit të Sebastian Fettel në vitin 2017.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme