Anulimi i Çmimit të Madh në Imola

Formula 1 | 3 vite më parë

Anulimi i Çmimit të Madh të Imolas pas përmbytjeve shkatërruese që gjunjëzuan Emilia Romagna shkon përtej lajmit. Qarku “Enzo dhe Dino Ferrari”, faza e parë evropiane në një kalendar shumë të ngushtë të Formula 1, po planifikonte gjithashtu të fillonte disa ndryshime në përdorimin e gomave në kualifikueset, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore nga Pirelli, furnizuesi zyrtar i makinave të Formula 1.

Ndryshimet këto që tani, me anulimin e garës në Imola, duhet të gjejnë një datë tjetër, në të cilën duhet të zhvillohet edhe Garat Sprint e planifikuar për t’u zhvilluar në Imola. Përjashtohen si mundësi Çmimi i Madh i Austrisë në 2 korrik dhe ai i Belgjikës në 31 korrik. Nuk merret në konsideratë as Çmimi i Madh i Montecarlos, ku vendosja e makinave në nisje të garës është vendimtare për rezultatin përfundimtar, nuk pranon në asnjë mënyrë formate të reja.

Pra, data e parë reale e mundshme për të bërë garën sprint me formatin e ri është Çmimi i Madh në Hungari, i planifikuar nga 21-23 korrik. Kjo do t’i bëjë drejtuesit të reduktojnë grupet e gomave të disponueshme për secilën makinë, të cilat do të bien nga 13 në 11, duke ndihmuar kështu në njëfarë mënyre në pastrimin e mjedisit. Në këtë grup është edhe goma e re, për për pistë të lagur që ka krijuar Pirelli e që do të dëshironte ta prezantonte sa më shpejt të jetë e mundur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme