Formula 1, moti i keq anulon Çmimin e Madh të Imola-s

Çmimi i Madh i Emilia Romanjas, i programuar për tu mbajtur këtë fundjavë, nuk do të zhvillohet për shkak të motit të keq. Zyrtarë të Formula 1 dhe organizatorët e eventit kanë rënë dakord mbi kushtet e papërshtatshme të pistës “Enzo dhe Dino Ferrari” të Imolas duke anuluar garën.
Gjatë natës, reshjet “gjunjëzuan” rajonin ç’ka solli edhe kriza natyrore pasi disa lumenj kanë dalë nga shtrati. Përjashtim nuk bëri as pista e Formulës 1, e cila u përmbyt nga uji i lumit Santerno.
Në një deklaratë zyrtare Formula 1 arsyetoi vendimin duke thënë: “Nuk mund të vazhdojmë në mënyrë të sigurt dhe nuk është e drejtë të shtojmë barrë të mëtejshme për komunitetin dhe shërbimet e urgjencës në rajon”.

Formula 1 rikthehet në ekranin e RTSH më 28 maj kur do të mbahet Çmimi i Madh i Monte Karlos.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




