Ferrari, Vasseur: Kemi kërkuar në FIA të rishikohet vendimi

Formula 1 | 4 vite më parë

“Kemi kërkuar pranë FIA-s të rishikohet vendimi për të penalizuar Sainz në Çmimin e Madh të Australisë”. Numri një i skuadrës të Ferrari-t, Frédéric Vasseur ka qenë i qartë në përgjigjen e dhënë gazetarëve, të cilët interesoheshin nëse “kokëkuqja” do të pranonte ose jo vendimin që morën komisarët e garës në Melburn.“Në të njëjtën kthesë pati një incident mes Ocon dhe Gasly, por gjyqtarët e garës e vlerësuan ndryshe”, përfundoi Frédéric Vasseur.

Edhe pse sezoni aktual ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Ferrari-n, Frédéric Vasseur befasoi duke u shprehur optimist për përmirësimet e vogla në veturë. “Në Australi ishim të pafat pasi vetura kishte hapin e duhur. Nuk kishim fat pasi hyri ‘Safety Car’ dhe më pas flamuri i kuq, kështu na u desh që të bënim një ndalim më shumë. Ju afruam më shumë Alonso-s, ndërsa distanca me Red Bull-in ishte më e vogël. Me këtë dua të them se drejtimi që kemi marrë në përmirësimin e makinës është i drejtë. Një gjë të tillë do të na duhet ta konfirmojmë në Baku”, tha Frédéric Vasseur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme