Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, ja përse kthesa 23 vendos në

Cirkuiti në Xhide paraqet disa gracka për pilotët dhe është i vështirë për tu interpretuar. Edhe pse bëhet fjalë për garën më të shpejtë të Botërorit mes cirkuiteve, të cilat ndodhen brenda qyteteve, muret që kufizojnë pistën janë shumë pranë asfaltit dhe e bëjnë mjaft të vështirë garën.
Në Provat e Lira të zhvilluara gjatë ditës të djeshme gati të gjithë pilotët patën mjaft vështirësi në kthesën e 23-të. Ekspertët tregojnë se në kthesën e 23-të pilotët duhet që të futen me shumë shpejtësi në të djathtë dhe në atë moment në anën e majtë fushëpamja është plotësisht e mbuluar. Me fjalë të tjera kur futësh në kthesën e 23-të nuk shikon daljen.

(Fushëpamja e pilotëve në kthesën 23)
Provat Zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite do të keni mundësi ti ndiqni drejtpërdrejtë në RTSH duke nisur nga ora 18:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




