Çmimi i Madh i Japonisë, Ferrari bën ndryshime

Formula 1 | 4 vite më parë

Ferrari është prezantuar në Suzuka me një ndryshim në fundin e makinës. Në Maranello kanë modifikuar pjesën e prapme, pra hyrjen në kanalin Venturi. Pjesa e re e vendosur në makinën F1-75, është më e vogël se ajo e mëparshme. Me këtë inxhinierët e Maranellos janë përpjekur të kanalizojnë rrjedhat e ajrit që godasin Venturin në një mënyrë tjetër, gjë e cila është shumë e rëndësishme.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me shufrën lidhëse. Më parë, ajo ishte vendosur në skajin e pasëm të bordurës. Në versionin e ri, bashkëngjitja e shufrës lidhëse është vendosur në pjesën më të lartë, ajo që krijon difuzorin, duke e ngritur disi më lart makinën nga toka.

Edhe në këtë rast kërkohet që përkulja e makinës të jetë më efikase dhe të lehtësojë vibrimin, duke i dhënë mundësi pilotëve që të kenë makinë më të shpejtë. Me këtë ndryshim në makinat e tyre, do të garojnë në Çmimi e Madh të Japonisë, të dy pilotët e Ferrarit, Charls Leclerc dhe Carlos Sainz.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme