Lëklerk, optimist për pjesën e mbetur të sezonit

harl Lëklerk ka deklaruar se optimizmi për pjesën e mbetur të sezonit të Formula 1 kanë marrë një shtysë që nga gara e sprintit të prag të Çmimit të Madh të Austrisë. Piloti i ri i i “Ferrari”-t nuk ka sqaruar më tepër se çfarë nënkuptonte me këtë, por la të kuptohej se kishte të bënte edhe me një ndryshimi të stilit të tij të drejtimit të makinës. Dhe pasi fitoi Çmimin e Madh të Austrisë, Lëklerk ishte në kryesim të garës në Francë, kur u përplas me muret rrethuese të pistës.
“Duket se kemi një makinë të fortë”, – ka deklaruar piloti nga Montekarlo, në prag të nisjes së fundjavës së Çmimit të Madh të Hungarisë. “Ajo që më ka shtangur më tepër është se ritmi i garës dhe administrimi i gomave që nga gara e Austrisë ka qenë i mirë”, – theksoi 24-vjeçari, duke vijuar: “Ndryshuam disa gjëra atë të shtunë, pas garës së sprintit, sidomos sa i përket pilotimit dhe ky ka qenë një hap i madh përpara për mua.
Kështu që kjo është pozitive për pjesën e mbetur të sezonit, ndonëse në provat zyrtare, duket se “Red Bull”-i është ende shumë i fortë.” I pyetur nëse e shikonte të mundshme fitoren në Hungari, Lëklerk u përgjigj: “Mendoj se pista e “Paul Rikard”-it në Francë dhe kjo e Budapestit janë dy pista ku unë kiam vuajtur më tepër në të shkuarën. Por kështu ka qenë edhe Australia, por këtë vit pata një fundjavë të shkëlqyer. Pranda shpresoj ta lë pas të shkuarën edhe këtu në Hungari.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




