Hungaria, pistë e vështirë për pilotët

Formula 1 | 4 vite më parë

Formula 1 transferohet nga Le Castellet në Budapest për garën e 13-të të botërorit 2022, Çmimin e Madh të Hungarisë. Është gara e fundit para pushimeve verore pasi kampionati botëror i Formula 1 do të rifillojë më pas në fundjavën e 28 gushtit në Spa të Belgjikës. Cirkuiti rreth njëzet km larg Budapestit është tashmë një garë fikse e Kampionatit Botëror, pasi ka arritur edicionin numër 37. Shtrirja e pistës e bën atë të duket si një pistë e madhe që ndikon në shpejtësinë mesatare të xhiros, jo më pak se 205 km/ h në garë, ndërsa në kualifikuese mund të shkojë, deri në 214 km/orë.

Mungesa e pjesëve të gjata në vijë të drejtë, me përjashtim të asaj kryesore në vijën e finishit, e cila është pak më shumë se 900 metra, pengon në ftohjen e frenave, por nga ana tjetër ndiqet nga disa seksione të forta frenimi. Sipas teknikëve, ky cirkuit bën pjesë në kategorinë e atyre që kërkojnë mesatarisht frenat. Në një shkallë nga 1 deri në 5, ajo meritonte një indeks vështirësie prej 3.

Pista karakterizohet nga forca e lartë aerodinamike dhe për pjesën më të madhe të saj të krijohet mundësia për t’i dhënë makinës në kushte të mira, por me një frenim mjaft të fortë pas pjesës kryesore të saj. Për pilotët, pjesët ku kërkohet më shumë frenimi janë kthesat  1, 2 dhe 12. Në kthesën 1, në fund të vijës kryesore, makina është me 321 km/h dhe shkon në 95 km/h në 118 metrat e kthesës.

Pilotët praktikojnë në pedalin e frenave një presion prej 142 kg. E njëjta situatë është edhe në kthesën 2 dhe 12, kur presioni i ushtruar nga pilotë në pedalin e frenave shkon deri në 143 kg.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme