F1, Hamilton triumfon në Portugali: Garë e vështirë, fizikisht

Lewis Hamilton merr fitoren e 97-të të karrierës së tij në Formula 1. Britaniku i Mercedes fiton Çmimin e Madh Portugez dhe triumfon për herë të dytë në këtë sezon, pas Bahreinit, duke lënë pas Red Bull të Max Verstappen: “Ishte një garë e vështirë në nivel fizik dhe mendor – pranon kampioni në fuqi i botës -. Dhe pastaj me këtë erë ishte mjaft e lehtë për të bërë gabime. Unë arrita të filloj mirë, pastaj pas makinës së sigurisë humba pozicionin tim. Nuk më kujtohet mirë se si shkoi më pas, por unë arrita të kaloj Verstappen dhe Bottas për pozicionin e parë. Mund të them se ishte një garë e mirë”.
Pas një fitore kaq të dhimbshme në nivelin mendor, Hamilton jep pak hapësirë për festime dhe tashmë po përpiqet të kthejë faqen drejt Grand Prix-it tjetër, të planifikuar në Spanjë. “Tani do të duhet të rikuperojmë fizikisht dhe pastaj të përqendrohemi në garën e ardhshme. Nuk ka shumë kohë për të analizuar, por sot nuk shkoi në mënyrë të përsosur. Ne do të shohim se ku dhe çfarë mund të përmirësojmë”, fjalët e anglezit të Mercedes.
| POS | DRIVER | TIME/RETIRED | PTS |
|---|---|---|---|
| 1 | 1:34:31.421 | 25 | |
| 2 | +29.148s | 18 | |
| 3 | +33.530s | 16 | |
| 4 | +39.735s | 12 | |
| 5 | +51.369s | 10 | |
| 6 | +55.781s | 8 | |
| 7 | +63.749s | 6 | |
| 8 | +64.808s | 4 | |
| 9 | +75.369s | 2 | |
| 10 | +76.463s | 1 | |
| 11 | +78.955s | 0 | |
| 12 | +1 lap | 0 | |
| 13 | +1 lap | 0 | |
| 14 | +1 lap | 0 | |
| 15 | +1 lap | 0 | |
| 16 | +1 lap | 0 | |
| 17 | +2 laps | 0 | |
| 18 | +2 laps | 0 | |
| 19 | +2 laps | 0 | |
| NC | DNF | 0 |
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




