F1 GP Imola, Hamilton niset i pari: Nuk prisja

“Nuk e prisja të isha para dy Red Bull. Ata ishin shumë të shpejtë në povat e lira dhe ne nuk dinim si t’i mposhtnim. Por makina, që nga fillimi i kualifikueseve, më dha ndjesi të mëdha dhe për këtë kam shumë respekt për punën e bërë nga ekipi im”. Kështu Lewis Hamilton ndan emocionet e tij pas pole position numër 99 në karrierën e tij në Imola. Piloti britanik i Mercedes do të niset në epërsi nesër, duke kërkuar nënshkrimin e tij të dytë sezonal në Emilia Romagna Grand Prix pas fitores së tij në Bahrein.
“Çfarë do të ndodhë nesër në garë? Unë e dua sfidën dhe është shumë mirë që më në fund të kemi dy Red Bull konkurrues – vazhdon britaniku pas kualifikimit – Do të jetë një sfidë e komplikuar, ata kanë një ritëm të shkëlqyer gare por dhe e jona nuk është keq”.
Valtteri Bottas nuk mund të buzëqeshë aq shumë. Ai zhgënjen pritjet dhe, pasi ishte më i miri të premten, mbyll kualifikueset në vendin e tetë, pas Alpha Tauri të Pierre Gasly dhe McLaren të Daniel Ricciardo. Mercedes po vë bast gjithçka te Lewis, duke shpresuar në një rikthim nga finlandezi.
| POS | DRIVER | Q1 | Q2 | Q3 |
|---|---|---|---|---|
| 1 | 1:14.823 | 1:14.817 | 1:14.411 | |
| 2 | 1:15.395 | 1:14.716 | 1:14.446 | |
| 3 | 1:15.109 | 1:14.884 | 1:14.498 | |
| 4 | 1:15.413 | 1:14.808 | 1:14.740 | |
| 5 | 1:15.548 | 1:14.927 | 1:14.790 | |
| 6 | 1:15.669 | 1:15.033 | 1:14.826 | |
| 7 | 1:15.009 | 1:14.718 | 1:14.875 | |
| 8 | 1:14.672 | 1:14.905 | 1:14.898 | |
| 9 | 1:15.385 | 1:15.117 | 1:15.210 | |
| 10 | 1:15.522 | 1:15.138 | DNF | |
| 11 | 1:15.406 | 1:15.199 | ||
| 12 | 1:15.826 | 1:15.261 | ||
| 13 | 1:15.459 | 1:15.394 | ||
| 14 | 1:15.653 | 1:15.593 | ||
| 15 | 1:15.832 | 1:15.593 | ||
| 16 | 1:15.974 | |||
| 17 | 1:16.122 | |||
| 18 | 1:16.279 | |||
| 19 | 1:16.797 | |||
| RT | DNF |
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




