GP Abu Dhabi, Hamilton: Kisha humbur aftësinë për të pilotuar

Pas një pauzë 10-ditore për shkak të Covid, kthimi në pistë për Leëis Hamilton ishte më i lodhshëm se sa pritej. Asnjë pasojë e sëmundjes, por një humbje e aftësisë për të pilotuar, sipas britanikut, të cilit i’u desh kohë për të gjetur ritmin e duhur në cirkuitin Yas Marina: “Më dukej sikur isha shumë larg makinës dhe pistës këto ditë, duhej të kthehesha me atë ndjesinë që kisha më parë, sepse më dukej si një makinë krejtësisht e ndryshme”.
“Jam mirë dhe jam i lumtur që u riktheva, Covid ishte një përvojë dhe tani jam mirënjohës që jam këtu. Kam bërë disa seanca për t’u rikthyer në ritëm, bëmë gjithçka që na duhej. Provat e lira shkuan mirë, por mund të kishin shkuar më mirë dhe shpresoj të përmirësohen nesër në funksion të kualifikimit”, ka deklaruar piloti i Mercedes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




