GP Abu Dhabi, Vettel përshëndet Ferrarin: Dua një mbyllje të

Formula 1 | 6 vite më parë

“Në Abu Dhabi është një pistë, e cila nuk ëhstë treguar asnjëherë miqësore me makinat tona, kështu që pres një garë komplekse. Gjithsesi, unë dua të jap maksimumin, duke marrë në konsideratë dhe faktin që ëhstë gara ime e fundit me këtë skuadër. Shpresoj se do jemë në gjendje ta shijoj dhe të marr me vete në shtëpi rezultatin më të mirë të mundshëm”. Kështu Sebastian Vettel ka komentuar garën e tij të fundit që do të zhvillojë me Ferrarin në këtë fundjavë në Abu Dhabi, që shënon dhe mbylljen e sezonit 2020.

Në gjashtë sezone me skuadrën, ai arriti të dërgojë në shtëpi 14 fitore, duke u bërë piloti i tretë më i suksesshëm, pas Michael Schumacher ( 72 fitore) e Niki Lauda (15 fitore).

Seb do të zhvillojë në këtë fundjavë garën e tij me numër 118 me një Ferrari, me të cilën ka arritur 12 Pole Position, 14 xhirot më të shpejta, 55 podiume dhe 1400 pikë.

“Këto vite të kaluara me Ferrarin kanë qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, në të cilin kemi mësuar shumë së bashku. Ka pasur ulje e ngritje, kemi qenë afër fitimit të titullit dy herë. Unë kam arritur të marr 14 fitore, për të cilat jam krenar, megjithëse do të kisha dashur më shumë”, shtoi piloti gjerman. “Këtë fundjavë do të kem një kaskë të veçantë për të falënderuar ekipin dhe përshëndetur të gjithë tifozët që në gjashtë vitet me Ferrari nuk më kanë lënë kurrë vetëm me mbështetjen e tyre. Vitin tjetër do të vesh ngjyra të tjera, por kjo nuk do të më ndalojë të ndalem herë pas here duke biseduar me miqtë që do lë te Ferrari. Pasioni dhe entuziazmi i tyre janë një nga arsyet pse kjo skuadër është kaq e veçantë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme