Hamilton me Covid, mungon në fundjavë

Luis Hamilton është infektuar me Covid 19. 7-herë kampioni i botës rezultoi pozitiv në analizat anti COVID-19. Lajmi u konfirmua nga vetë skuadra Mercedes në mëngjes nëpërmjet një komunikate zyrtare. Piloti anglez do të mungojë në këtë fundjavë në Çmimin e madh të Bahreinit. Më poshtë njoftimi: “Skuderia Mercedes-AMG Petronas bën me dije se Luis Hamilton ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën e fundjavës në Sakhir (Bahrein). Ai rezultoi negative në 3 testet, ku hera e fundit ishte pasditen e së dielës. Sidoqoftë, ai u zgjua herët sot me simptoma. Pavarësisht shenjave, Hamilton është në gjendje të mirë dhe e gjithë skuadra i uron më të mirën”, thuhet në komunikatën e Mercedesit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




