Benzema, kundër ministrit Darmanin: Akuza fallso

Sporte të tjera | 3 vite më parë

“Kjo është fallso”. I akuzuar të martën në mbrëmje nga ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin për lidhje me Vëllazërinë Myslimane, ish-qendërsulmuesi i Real Madridit dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 2022, Karim Benzema po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një ankese. Dhe ai mohon, nëpërmjet avokatit të tij Hugues Vigier, siç raportohet nga Le Parisien, çdo lidhje me organizatën islamike.

“Benzema kurrë nuk ka pasur as më të voglin marrëdhënie me atë organizatë. Dhe ai vendosi të jetojë në Arabinë Saudite, një vend që e shpalli Vëllazërinë Myslimane terroriste, diçka që Franca nuk e ka bërë kurrë”, tha ai.

“Ne po vlerësojmë procedimet ndaj këtij ministry, për shpifje apo edhe fyerje publike, sepse kjo lidhje inekzistente me Vëllazërinë Myslimane, që ai thotë është famëkeq, padyshim paraqitet si nënçmuese. Nuk është e pranueshme që ata që qeverisin të besojnë se janë të autorizuar të bëjnë diçka nga oportunizmi i pastër”, shtoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme