Sheiku Jasim bin Hamad Al-Tani tërhiqet, Sër Xhim Ratklif gati

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Orët e fundit janë decizive për të ardhmen e Junajtid. Sipas medieve britanike sheiku nga Katari, Jasim bin Hamad Al-Tani është tërhequr nga gara për të blerë klubin nga Mançesteri. Edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare mësohet se sheiku është bezdisur jo pak nga sjellja e familjes Glejzër. Amerikanët nuk i kanë kthyer përgjigje Jasim bin Hamad Al-Tani pasi ky i fundit u dërgoi një tjetër ofertë (6 bilionë) të përmirësuar në këmbim të kontrollit të plotë të klubit.

Në këtë drejtim duket se miliarderi britanik i INEOS, Sër Xhim Ratklif ka lëvizur më mirë. Mësohet se 70-vjeçari ka gjetur akordin me familjen Glejzër për vetëm 25% të aksioneve të klubit. Tratativa ende nuk ka nisur por besohet se do të finalizohet shumë shpeht pasi edhe pronarët e Junajtid preferojnë që të heqin dorë nga klubi me etapa.

Sipas medieve britanike synimi i Sër Ratklif është që të zotërojë plotësisht aksionet e Junajtid edhe pse për momentin është mjaftuar të futet në shoqëri si aksioner i vogël.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme