Klasikja Vllaznia-Tirana, plas mes tifozëve

Vllaznia është mundur 0-1 nga Tirana, në ndeshjen e javës së 8-të të kategorisë superiore, e cila u luajt në stadiumin “Kukës Arena”. Të pakënaqur nga kjo humbje, tifozët e skuadrës shkodrane kanë sulmuar tifozët e Tiranës, në një vend pushimi në Reps. Pasi zbritën nga autobusi, ata filluan të ofendojnë mbështetësit e skuadrës kryeqytetase. Më pas, situata u acarua, duke kaluar në hedhjen e sendeve të forta dhe përleshja mes palëve u bë e pashmangshme.
Nga përleshjet 5 persona të plagosur janë dërguar në spitalin e Rrëshenit. Kjo nuk është hera e parë në vitet e fundit, që klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana përfundon në përleshje midis tifozerive të të dyja skuadrave. Këto pamje nuk i shërbejnë aspak sportit më të ndjekur në botë, futbollit, i cili ashtu si edhe disiplinat e tjera duhet të përcjellin mesazhin e paqes e bashkimit dhe jo dhunës.
Vllaznia ka grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit, me dy humbje dhe një barazim. Skuadra e drejtuar nga trajneri Memelli ndeshjen e radhës e ka me Skënderbeun.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




