Kostot e larta gjyqësore, Rubiales nxjerr në shitje apartamentin

Luis Rubiales ka nxjerrë në shitje apartamentin luksoz në Madrid për të mbuluar kostot e larta të seancave gjyqësore dhe pagesës mujore që i detyrohet ish-gruas dhe fëmijëve të tyre (për secilën nga tre vajzat ish-kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit është i detyruar të paguajë 800 euro).
Sipas “The Sun” Rubiales është në kushte të vështira financiare dhe ka gjetur shpëtim duke nxjerrë në shitje apartamentin që zotëron në qendër të Madridit. Sipas tabloidit britanik vlera e apartamentit është rreth 1.4 milionë euro.
Rubiales është në telashe pas puthjes që i dha lojtares spanjolle Hermoso gjatë ceremonisë të kurorëzizmit të Spanjës si kampione e botës në futboll.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




