Ukraina i heq licensën ish-kapitenit Tomoshuk

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Në Ukrainë kanë shpërthyer polemikat ndaj Anatoliy Tymoschuk, ish-kapitenin e kombëtares të Ukrainës, tani trajneri i dytë i skuadrës ruse Zenit i Shën Pjetërburgut. Ai është fajtor se nuk ka mbajtur kurrë hapur anën kundër sulmit ushtarak të vendit të tij nga Rusia. Për këtë arsye, komiteti i etikës i Federatës së Futbollit të Ukrainës ka propozuar heqjen e licencës së trajnerit, të gjitha çmimeve dhe nderimeve, të gjithë trofeve të fituara si futbollist në Ukrainë dhe përjashtimin nga regjistri zyrtar i lojtarëve të kombëtares.

“Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës – thuhet në shënimin zyrtar – Tymoschuk jo vetëm që nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë temë, por as nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e tij të punës me klubin e vendit agresor. Ai ka qëndruar i heshtur edhe pas qëndrimit që ka mbajtur Bayerni i Munichut, skuadra për të cilën ai ka luajtur në të kaluarën.

Me këtë zgjedhje të vetëdijshme ai po dëmton futbollin ukrainas”. Ish-kapiteni i kombëtares ukrainase dhe mbajtësi i rekordit me 144 ndeshje, sot Tymoschuk është zëvendësi i trajnerit Sergej Semak te skuadra e Zenit të Shën Pjetërburgut dhe nuk ka ndër mend aspak të largohet nga detyra dhe skuadra ruse.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme