Pelé mbush 80 vjeç: Shpresoj që Zoti të më pranojë ashtu siç

Edson Arantes do Nascimento, i njohur nga të gjithë si Pelé, do të mbushë 80 vjeç në 23 tetor. Në Brazil ka një festë të madhe për “O Rei” dhe në vendin e futbollit këto ditë do të ketë disa festime për zotin e futbollit. “Falënderoj Zotin që bëri të mundur të arrij në këtë epokë i shëndetshëm dhe i kthjellët. Jo aq i zgjuar, por i kthjellët”, bëri shaka Pelé përmes një mesazhi me video të lëshuar nga media braziliane. “Futbollisti i Shekullit” për Fifa më pas shtoi: “Shpresoj që kur të shkoj në parajsë, Zoti do të më pranojë ashtu siç më pranuan këtu në tokë, falë futbollit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




