Tiger Woods operohet pas aksidentit

Tiger Woods është zgjuar, është aktiv dhe po e merr veten në dhomën e tij të spitalit, pas ndërhyrjes në këmbë, si pasojë e një aksidenti me makinë në Los Angeles. Lajmi është publikuar në rrjetet sociale nga stafi i tij. Nga aksidenti, golfisti amerikan, ka pësuar thyerje në këmbën e e djathtë. Ndaj i është dashur ndërhyrje kirurgjikale e quajtur ndryshe në gjuhën mjekësore, “proçedurë e gjatë kirurgjikale”.
Sipas mjekëve, Woods ka pësuar thyerje në kërci dhe në pjesën e gjurit të djathtë, në disa pika, madje është dashur vendosja e disa vidave në kyçin e këmbës. Ndërkohë pas hetimeve të para nga policia dalin edhe detajet e para nga aksidenti.
“Tiger kishte vendosur rripin e sigurisë, e kjo gjë i ka shpëtuar jetën. Gjithashtu, airbegu është hapur dhe pjesët e tjera mbrojtëse të makinës kanë funksionuar, përndryshe do të ishte me siguri një aksident me pasojë vdekjen” – ka shpjeguar policia në komunikatën e saj.
Woods ishte vetëm në makinë, e në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera. Pasi e kanë nxjerrë nga makina ndihma e shpejtë, e ka dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në këmbën e djathtë.
Në pjesën tjetër të komunikatës së policisë shkruhej: “Woods po drejtonte makinën me një shpejtësi përtej normales, në momentin e aksidentit. Makina ka goditur një bordurë dhe një pemë”.
Policia nuk ka gjetur prova për shkakun e përplasjes së makinës. “Automjeti është rrokullisur disa herë. Rruga në atë pikë është në tatëpjetë dhe ka disa kthesa, ajo zonë ka një frekuencë të lartë aksidentesh” – shkruhej në komunikatën e policisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




