“Euro 2024”, yjet e Anglisë ndërtojnë dhoma sigurie për stolitë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Muajt e fundit nuk kanë qenë të këndshëm për disa prej yjeve të futbollit në Angli pasi shpesh herë ka ndodhur që teksa janë në fushë keqbërësit i kanë hyrë në shtëpi dhe u kanë vjedhur stolitë dhe sende të tjera më vlerë miliona euro.

“Euro 2024” po afron dhe një pjesë e mirë e partnereve të yjeve të “Tre Luanëve” kanë lajmëruar prezencën e tyre në Gjermani. Për këtë motiv gati të gjithë lojtarët po ndërtopjnë dhoma sigurie në vilat e tyre.

Vetëm pak javë më parë, për Krishtlindje, u bastis shtëpia e Xhek Grilish. Hajdutët kishin vjedhur stoli, të cilat kishin vlerën e 1 milionë stërlinave.

Shpesh ka ndodhur që shtëpitë e futbollistëve të bastisen pikërisht në momentin kur të zotët janë në fushë. Në ditët e fundit është bërë me dije se partneret e futbollistëve janë ftuar që të mos ekspozojnë në fotografitë e tyre në rrjetet sociale stolitë apo sende të tjera me vlerë.

Sa i përket “eksodit” drejtë Gjermanisë prezencën e tyre në Europian e kanë konfirmuar Fern Meguajër (bashkëshortja e Herri Meguajër), Megan Davison (bashkëshortja e Xhordan Pikford), Sasha Atud (e fejuara e Xhek Grilish) dhe Anouska Santos (partnerja e Lyk Sho).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme