Euro 2024, “Allianz Arena” mund të quhet “Franz Beckenbauer Arena”

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Në nder të “Perandorit” të futbillit gjerman, oragnizatorët e “Euro 2024” janë gati që ta quajnë impiantin e magjishëm bavarez “Franz Beckenbauer Arena”. Siç dihet gjatë turneut stadiumi i Bajernit të Mynihut nuk do të quhet “Allianz Arena” për shkak se rregullat e UEFA-s janë të qarta. Asnjë kompani përveç atyre, të cilat kanë paguar për të qenë pjesë e turneut nuk mund të përmenden gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Për këtë motiv “Allianz Arena” gjatë Gjermani 2006 u quajt “Munich Football Arena”. Të njëjtin plan UEFA kishte përgatitur edhe për Euro 2024-ën, por vdekja e Bekenbauer ka bërë që për stadiumin në fjalë të jetë më i përshtatshëm një tjetër emër.  

Për momentin autoritetet vendasve po bëjnë gjithçka për ndryshimin e emrit të stadiumit për muajin e Europianit, por UEFA me shumë mundësi nuk do të pranojë pasi deri më tani ka përgatitur gjithçka me “Munich Football Arena” dhe koha në dispozicion për të ndryshuar është e pakët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme