Super atletet për maratona të “Nike” shiten deri në 700 euro

Super atletet “Nike”, të cilat kanë ndihmuar Kelvin Kiptum të vendosë rekord në distancën e maratonës kanë dalë një ditë më parë në shitje për publikun e gjerë.
Modeli “Alphafly 3” u nxorr në shitje për 260 euro nga kompania e produkteve sportive amerikane, por brenda pak minutash në të gjitha platformat e shitjes ky model nuk gjendej më si pasojë e kërkesës së lartë.
Ata të cilët kanë arritur që të sigurojnë një palë kanë menduar që të përfitojnë në maksimum duke i rinxjerrë në shitje në “eBay” duke i vlerësuar 589 puand (682 euro).
Siç dihet në vitet e fundit kompanitë e artikujve sportivë kanë nisur një “betejë” të vërtetë në prodhimin e atleteve për garat e distancave të gjata. Teknologjia dhe materialet e përzgjedhura për t’i prodhuar kanë bërë që çmimet të rriten kaq shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




