Xhokoviç takohet me yjet e Milanit

Novak Xhokoviç triumfoi në turneun e Torinos, duke u bërë tenisti më i suksesshëm në historinë e finaleve ATP, duke lënë pas edhe Roxher Federer. Në finale, tenisti serb mundi italianin Jannik Sinner. Por ajo që ra në sy, përtej spektaklit të të dy tenistëve, ishte fakti se në triubunat e Pala Alpitour ishin të pranishëm shumë yje të futbollit. Mes tyre binin në Juan Cuadrado, Antonio Conte, Ismaeal Bennacer dhe Rafael Leao. Pikërisht me këto dy të fundit, tenisti serb, i njohur tashmë si tifoz i Milanit, ka kaluar kohën pas fitores në turneun e Torinos.
“Jam i shpejtë pothuajse si ty” – ishte shakaja e Xhokoviçit ndaj Leao. Portugezi tepër i emocionuar për këtë takim i tha Nol: “Sapo u ktheva nga Portugalia dhe erdha këtu menjëherë”, duke nënvizuar rëndësinë që kishte ndjekja e kësaj finaleve prej tij. Ndërsa Novak iu përgjigj: “Gjithmonë forza Milan”.
36-vjeçari nga Beogradi u takua edhe me Antonio Conten duke i treguar vlerësimin dhe respektin që ka për praninë e trajnerit italian në finalen e Torinos. Për Nole është titulli i 98 ATP në karrierë, nga të cilët 24 janë Grand Slem. Nga fitorja në turneun e Torinos, Xhokoviç ka përfituar 4 milionë euro ndërsa Sinner si finalist 2 milionë. Tenisti serb vazhdon të ruajë vendin e parë në renditjen botërore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




