Tërhiqet Australia, Arabia Saudite “merr” Botërorin e 2034-ës

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Arabia Saudite pritet të jetë shteti i vetëm pretendent për të organizuar Botërorin e 2034-ës. Mëngjesin e sotëm një komunikatë e Federatës Australiane të Futbollit, ku thuhet se tërhiqet nga iniciativa për të konkuruar për organizimin e eventit më të madh futbollistik, ka qenë “lajm” i ditës për sauditët.

“Kemi llogaritur të gjithë skenarët dhe kemi dalë në përfundimin të mos kandidojmë për të organizuar këtë event. Kemi menduar se mund të jemi favorit për të organizuar Botërorin e femrave të 2029-ës”, tha një zëvendës i Federatës.

Vendet, të cilat aspirojnë të organizojnë Botërorin e 2034-ës kanë kohë deri ditën e sotme të shprehin interesin e tyre në rrugë formale ndërsa brenda datës 30 nëntor duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ku marrin përsipër të plotësojnë kushtet për mbajtjen e një eventi të tillë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme