Skandali i basteve, Tonali s’ka borxhe, por luan ndeshjen e fundit

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Pritjet po i vjen fundi, Sandro Tonali brenda pak ditësh pret të mësojë fatin e tij sa i përket përfshirjes në skandalin e basteve të jashtligjshme. Me fjalë të tjera ndeshje përballë Kristal Palas mund të jetë e fundit për mesfuhsorin italian për këtë sezon.

23-vjeçari u dëgjua nga prokurorët e Torinos dhe Federatës Italiane të Futbollit këtë javë ku pranoi se kishte luajtur shuma të konsiderueshme eurosh për ndeshjet e Milanit gjatë kohës kur ishte nën kontratë me kuqezinjtë. Në këtë situatë e vetmja rrethanë lehtësuese është se ka vendosur bast për fitoret e klubit kuqezi. Po sipas medieve italiane fakti se Tonali nuk ka borxhe do të merret parasysh nga organet vendimmarrëse.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit do t’i ofrojë mesfushorit italian një marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke njoftuar pezullimin e tij përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme mes Njukasëllit dhe Borusia Dortmund.

Kjo do të thotë se ndeshja e ardhshme e Ligës Premier me Crystal Place do të jetë e fundit për Tonalin këtë sezon. Gazeta italiane pretendon se është “e vështirë të parashikosh kohëzgjatjen e pezullimit”, por duke marrë parasysh pezullimin prej shtatë muajsh të Nikolo Faxholit, Tonali mund të përjashtohet për një vit ose pak më shumë.

Neëcastle deklaroi të mërkurën se Tonali dhe familja e tij po merrnin mbështetjen e plotë të klubit, ndërsa agjenti i lojtarit Bepe Rizo, së fundmi ka konfirmuar se klienti i tij është i varur nga kumari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme