Tonali ka vënë bast për ndeshjet e Milanit, rrezikon dënim të

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Nikolo Faxholi ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe për këtë motiv mori një dënim të reduktuar. 7 muaj jashtë fushave dhe pesë muaj të tjerë do t’i shlyej në forma alternative. Krejt ndryshe do të jetë situata e Sandro Tonalit.

Mesfushori i Njukasëllit ka qenë ditën e djeshme për disa orë me prokurorët e çështjes madje sipas “Gazzetta dello Sport” ka thënë se jo vetëm se ka vendosur baste për ndeshje futbolli, por ka vendosur baste edhe për ndeshjet e luajtura nga ish-skuadra e tij, Milani. Ky vetë-denonincim ka rënduar mjaftueshëm situatën e Tonalit.

Nëse do të vërtetoheshin bastet e vendosura për Milanin atëherë Tonali do të rrezikonte më shumë se tri vite dënim ndërsa fakti se është vetë-denoncuar mund ta ndihmojë disi në uljen e këtij dënimi.

Tonali është deklaruar si ludopatik pra si një njeri i varuar nga lojarat e fatit dhe për këtë arsye mund të dënohet me 12 muaj larg futbollit të luajtur dhe 6 muaj do të shlyej dënim alternativ.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme