“Zona 30”, emisioni më i ri sportiv në RTSH 1

Sezoni i ri në RTSH 1 HD vjen me risi që përfshijnë edhe fushën e sportit. Një emision dedikuar të gjitha disiplinave sportive, brenda dhe jashtë vendit por shumë dinanik dhe argëtues. Kronika në vijim zbulon diçka më shumë rreth risive të këtij formati.
Të mërkurën në RTSH 1 hd nis rrugëtimin një format i vecantë dhe dinamik. Sporti 360 gradë do të gjejë një hapësirë më të madhe në paketën e madhe të ekrnit publik me formatin më të ri. Duelet epike, ana tjetër e futbollit, kompeticionet që kanë shkruar historinë por edhe sportet që janë jashtë vëmendjes së publikut e mbijetojnë me shumë sakrifica. Erti Kristo, moderator “Zona 30” na zbulon disa detaje interesante por ai kujdeset që të servirë vetëm antipastën e formatit ndryshe.
Jo vetëm futboll por shumë më shumë sepse Shqipëria e sportit nuk është vetëm Tirana, kombëtarja apo superliga ndërsa sporti ndërkombëtar i tejkalon kufijtë e lojës më të ndjekur të planetit. Në familjen e madhe të sportit frymojnë edhe shumë disiplina që RTSH do t’i sjellë cdo ditë duke nisur që prej pasdites së të mërkurës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




