Muzeu Olimpik i Athinës, 125 vite histori

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Në stadiumin Olimpik të Athinës është hapur muzeu, kushtuar historisë së olimpiadave. “Ishte koha”, kështu është quajtur muzeu, që tregon ngjarjet që nga hedhja e gurit në Olimpiadën e parë. Muzeu, kushtuar shpirtit dhe historisë së Olimpiadës më në fund po hap dyert në djepin e Olimpizmit disa javë para Lojërave Olimpike të Tokios. Hapja e tij u shty disa herë për shkak të pandemisë, dhe vjen 125 vjet pas edicionit të parë të Lojërave Olimpike moderne – të mbajtura në Athinë në 1896. Eshtë “një udhëtim unik në historinë dhe frymën e Lojërave Olimpike”, – tregon Maria Papaïoannou, drejtoresha e muzeut.

“Eshtë krijuar për t’i ofruar një përvojë personale të pashembullt vizitorit,” – i tha ajo AFP. Muzeu ofron një vizitë kronologjike, që nga Lojërat e antikitetit e deri në ditët e sotme. Riprodhimet antike janë pranë atyre të tradisë dhe epokës moderne. “Ky udhëtim fillon me Olimpinë e Lashtë, kalon nëpër Athinë në 1896 dhe 2004, për të arritur në edicionet e fundit”, – përmbledh Znj. Papaïoannou.

Ekranet e rregulluara në një kurorë dafine dhe një sallë në formën e një stadiumi antik: hapësira dhe paraqitja e tij janë hartuar në mënyrë të tillë që të paraqesin kujtimet historike dhe simbolike. Një ambjent përfaqëson të gjitha edicionet verore dhe dimërore të Lojërave Olimpike. 38 versionet e pishtarëve të përdorura për Stafetën Olimpike të Pishtarëve ndriçojnë muzeun. Një nga 28 muzetë olimpikë në botë, muzeu i Athinës dëshiron të “nxjerrë në pah luftën dhe përpjekjen, në dimensionin e tyre sportiv dhe njerëzor”. Midis emrave, kampionë olimpikë të Greqisë, është edhe ai i Pirro Dhimës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme