Izmir Smajlaj: Synoj mbi 8.20 m në Europian

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Nga Stambolli në Beograd, me synimin për të korrur suksesin e radhës në Europianin që do të zhvillohet në Poloni në fillim të marsit. Izmir Smajlaj nuk ka kohë të shijojë medaljen e fituar në Turqi, të tjera gara e presin.

Në një lidhje direkte me “E HËNA SPORTIVE” në RTSH, atleti shkodran i kërcimit së gjati ka bërë të ditur se po stërvitet në Beograd për evenimentin e radhës, në 24 shkurt.

“Jam në Beograd, në datë 24 kam një garë dhe shpresoj të shkojë mirë. Të enjten do të kthehem, dy ditë në Tiranë dhe më pas drejt Polonisë për Europianin. Jam i kënaqur me arritjen e fundit, 7.91 metra, vija pas një operacioni, pa harruar dhe ndalesën për shkak të pandemisë. Shpresoj që në këtë garë të radhës të kërcej mbi 8 metra”.

Objektivi maksimal është Europiani, arritja e rekordeve të reja, që do I jepnin të drejtën të shkonte me normë në Olimpiadë. “Objektivi më i rëndësishëm është Europiani që do të zhvillohet në Poloni më 5 deri në 7 mars. Kam katër rivalë të fortë aty, por shpresoj të arrij medalje. 8.11 m kam rekordin, por shpresoj se do kërcej mbi 8.20, për të shkuar me normë në Olimpiadë. Besoj se do ia arrij qëllimit”, ka përfunduar  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme