Volejboll, Partizani dhe Tirana e nisin me fitore

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Partizani dhe Tirana kanë marrë fitoret e para të sezonit 2020/2021, ndërsa në Grupin B të kampionatit të volejbollit për meshkuj është luajtur java e fillimit të këtij edicioni. Si për të kuqtë e Ylli Tomorrit, ashtu dhe për bardheblutë e Kojës, nuk ka qënë sukses i lehtë.

Sepse si Farka Volej e Dritan Bardhit, ashtu dhe Studenti, që për fat të keq nuk kishte as trajner, kanë bërë rezistencë. Kamera e RTSH Sport, duke respektuar rregullat anti-Covid të vendosura nga protokollet e Federatës Shqiptare të Volejbollit, ka qënë e pranishme në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit, “Asllan Rusi” dhe në sallën sportive “Farie Hoti”.

Tek Partizani-Farka Volej, të besuarit e Dritan Bardhit, përtej barazimit momental të të kuqve 17-17, kanë marrë setin e parë 23-25. Më pas shpërthen Partizani, që nën organizimine Deliut dhe sulmeve të Qepës, Pepajt, Çelës, Ramës dhe Garunjës, arrin të fitojë tre sete radhazi: 25-20, 25-qo dhe 25-14, përfundimisht 3-1.

Në ndeshjen tjetër, Tirana ka fituar me vështirësi setin e parë, 26-24. Më pas dhe të dytin, 25-14. Në setin e tretë del në pah Studenti, që fiton në pikët shtesë 26-28. Por bardheblutë nuk dorëzohen, 25-22 I katërti e përfundimisht 3-1

Të dielën për meshkuj do të luhen ndeshjet e Grupit A, atje ku Erzeni do të presë Skënderbeun, ndërsa Teuta do të presë Vllazninë. Elbasani është pushim.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme