Nga Gjermania: Bayern-Xabi Alonso, kanë nisur kontaktet

Bayern Munich ka nisur kontaktet fillestare me Xabi Alonson, në pole position për të zëvendësuar Tuchel në pankinën e bavarezëve. Kjo është raportuar nga mediat gjermane, sipas të cilave Bayern është i gatshëm gatshëm të shpenzojë nga 15 deri në 25 milionë euro për të liruar spanjollin, i cili është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri në qershor të vitit 2026.
Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport Deutschland, i zgjedhuri për sezonin e ardhshëm është Xabi Alonso, arkitekti kryesor i mrekullisë së Bayer Leverkusen. Transmetuesi raporton se bisedimet e para mes palëve tashmë janë zhvilluar, edhe pse trajneri spanjoll nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.
Megjithatë, Bayern, pasi foli me të dhe përfaqësuesit e tij, duket se ka vendosur edhe më shumë të fokusohet tek ai, pavarësisht një klauzole prej 15-25 milionë eurosh. Nëse Xabi Alonso zgjedh të largohet nga Leverkusen, ai do ta bëjë këtë për Bayern, duke preferuar atë ndaj Liverpool, një tjetër klub i interesuar për të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




