Rinovimi në dyshim, gjigantët e Premier Ligës tundojnë Musialën

Emrat e mëdhenj të Premier Ligës angleze tundojnë Jamal Musialën. Kështu shkruan “Daily Star”, sipas së cilës rinovimi i fantazistit të ri me Bayernin e Mynihut aktualisht nuk mund të konsiderohet si diçka e sigurtë.
Talenti i lindur në vitin 2003 ka refuzuar të gjitha propozimet e rinovimit që i kanë bërë bavarezët dhe sipas tabloidit ai po mendon të kalojë në elitën e futbollit anglez. Kontrata e tij me kampionët në fuqi të Gjermanisë skadon në vitin 2026.
Këtë sezon Musiala deri më tani ka bërë 28 paraqitje ku ka shënuar 9 gola, duke tërhequr interesin e Manchester City dhe Chelsea, që synojnë ta kenë në organikën e tyre sezonin e ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




